Unë ekzistoj përmes filozofisë e parimeve të mia për jetën. [Ese Argumentuese] | Maturanti Shqiptar

Monday, May 13, 2013

Unë ekzistoj përmes filozofisë e parimeve të mia për jetën. [Ese Argumentuese]

Ti vlen për atë që je dhe jo për atë që provizorisht je i detyruar të bësh. Prandaj përball njerëzve dhe kohëve ti duhet të përcaktosh qartë idetë e tua dhe pozicionin tënd. Ezistojnë dy mënyra për të vlerësuar njerëzit dhe kohët, dy kategori idesh diametralisht të kundërta, dy kritere vlerësimi plotësisht të ndryshme, madje të kundërta; optimizmi dhe pesimizmi. Ne duhet vetëm të zgjedhim se në cilën prej tyre duam të bëjmë pjesë dhe sesi duam.
Njerëzit ndahen në dy kategori: në kopukë e idiotë. Disa i largohen këtij përcaktimi, ato që janë kopukë e idiotë në të njëjtën kohë. E ato që mbeten janë ato që kam zgjedhur si më të rëndësishmit në jetën time. Dihet tashmë se nga njëqind persona vetëm një do të jetë realisht e sinqerisht i prirur për të të ndihmuar kurse nëntëdhjetë e nëntë të tjerët do të jenë të gjithë, pak a shumë të egër e të hapur, të vendosur për të të penguar, për të të zënë rrugën, për të të shtypur kokën sa herë që do të tentosh ta ngresh e për të të shtyrë prapa. Se njerëzit nuk e durojnë lehtë superioritetin e një individi, ia bëj të paguaj, ndaj unë buzëqesh dhe ec përpara.
Është dhe interesi. Kjo gjë më e fortë se ndjenja, se sedra e nderi, ndaj kurrë nuk duhet lënë vetja të të godasin me moral. Në vënd që të mbulosh sytë me duar e të qash 
për ashpërsinë e tyre, shqyrtoi me gjakftohtësi dhe priti me optimizëm e siguri. Rrugët që të çojnë te përvoja e pushteti janë të panumërta, mjafton vetëm të dish të zbulosh se në fund të fundit nuk është paraja që vendos për vlerën tonë por inteligjenca dhe aftësia jonë.
Secili prej nesh është një arrivist. Ti je një arrivist, mos e harro kurrë këtë, e vepro në përputhje me këtë, pa përkujdesje të dobishme, pa turp, fallco. Në jetë duhet të veprosh gjithmonë ne lidhje me të ardhmen, e tashmja kushton pak. Ndaj jeta e veshtirë ka një qëllim për të arritur, një marrëvëshje pune për të përfunduar e një fitim për të realizuar. Të rrosh nuk do të thotë të marrësh frymë, por të veprosh. Bota është e njerëzve te veprimit. Ezistojne kaq gjëra interesante në botë, përreth nesh, një pëllëmbë larg nga hunda jonë. Por kurrë nuk duhet vepruar me rrëmbim se konstaton që nuk mësove asgjë dhe kjo ditë është një ditë e pavlerë. Njeriu i veprimit duhet të jëte i ftohtë, i mendueshëm dhe kalkulues. Kurrë s’duhet të tregohemi të pasigurt në atë që themi, më mirë të heshtim.
Vetëm një gjë është e pariparueshme, koha. Ajo që me ikjen e saj merr me vete nje pjesëz të jetës sonë. Ky element i shurdhët që nuk dëgjon lutjet e atyre që e thërrasin. Ecja e saj e pamëshirshme që nuk njeh kurrë pushim e aq më pak kthim. Ndaj duhet vlerësuar koha, se mund të munden njëqind ushtarë duke arritur një minutë para tyre. Por ne jemi në jetë si e ndjejmë veten moralisht ose më mirë siç duam te jemi dhe në fund, në këtë jetë, askush nuk arrin të kuptohet.
Lexo me shume...

No comments :

Post a Comment

Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Shkarko app Gjoba
per te kontrolluar
gjobat tuaja