Romani “Xha Gorio” Kritikë letrare apo analizë letrare | Maturanti Shqiptar

Sunday, May 12, 2013

Romani “Xha Gorio” Kritikë letrare apo analizë letrare



Romani “Xha Gorio”  Kritikë letrare apo analizë letrare


Njëra prej veprave më të njohura të Balzakut është edhe romani “Xha Gorio”, në të cilin trajtohen tema të rëndësishme shoqërore, morale dhe psikologjike.
Si në shumicën e veprave të Balzakut, edhe nëpër faqet e këtij romani defilojnë shumë personazhe të romaneve të tjera, mirëpo figurë qëndrore, kryepersonazh është xha Gorio, një prind i fyer, dashuria e të cilit për vajzat e tij është e jashtëzakonshme, shkatërrimtare.
Balzaku jetoi në një kohë me kthesa të mëdha shoqërore, politike e morale, të cilat lanë gjurmë të pashlyeshme edhe në psikologjinë e njerëzve. Pasojat e kësaj kthese u pasqyruan edhe në këtë roman të Balzakut. Xha Gorio, një fabrikant i madh, mbetet krejt i vetmuar në vitet e pleqërisë, edhe pse i ka dy vajza, të cilat interesohen vetëm për të hollat e tij. Ai e err jetën në pansionin e zonjës Vokër të Parisit, ku kishin gjetur strehim njerëz me fate jetësore prej më të ndryshmeve. Autori
vëmendjen e përqendron kryesisht në dukuritë shoqërore të shkatërrimit të familjes, të rënies morale të saj.
Romani ngrihet mbi konfliktin e atit Gorio dhe bijave të tij Anastazies dhe Delfinës. Xha Gorio del tragjik në shumë plane, por këtu po veçojmë vdekjen e së shoqes, të cilën e kishte dashur shumë dhe mospërfilljen e të bijave. Derisa ai binte gjithnjë e më poshtë dhe në pikëpamje shoqërore ishte vetëm një “fabrikant makaronash”, bijat e tij, falë parave të tij, u ngritën në shoqërinë aristokratike dhe erdhi puna deri në atë shkallë sa të turpëroheshin nga puna me të cilën merrej ai.

Jeta e xha Gorios shndërrohet kështu në një ankth të vërtetë. Jeta e tij s’ka kurrfarë kuptimi. E vetmja ngjarje në jeten e tij është vizita fshehurazi e te bijave, të cilat nuk dëshirojnë që rrethi i tyre i ri shoqëror  ta kuptojë se të kujt ishin. Ato aq shumë jepen pas jetës mondane aristokralike, sa nuk shkojnë ta takojnë të atin as kur është duke dhënë shpirt, madje nuk marnin pjesë as në varrimin e tij.
Me një fjalë, kemi të bëjmë sa me një depërtim të thellë në dramën shpirtëtore të një prindi të fyer, aq edhe me një akuzë të ashpër kundër rrënimit të vlerave morale nga shoqëria e re që po krijohej.
Krejt kjo është sendërtuar nëpërmjet personazhesh të fuqishme letrare, situatash bindëse jetësore, marrëdhëniesh të ndërlikuara ndërnjerëzore e shoqërore, që romanin “Xha Gorio” e bëjnë një nga veprat më të lexuara të Balzakut dhe një nga kryeveprat e letërsisë botërore.
Lexo me shume...

No comments :

Post a Comment

Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Shkarko app Gjoba
per te kontrolluar
gjobat tuaja