Poema Vaji i bylbylit - kritikë apo analizë letrare | Maturanti Shqiptar

Tuesday, May 14, 2013

Poema Vaji i bylbylit - kritikë apo analizë letrare


Vaji i bylbylit është poema dhe krijimi i parë i Mjedës , shkruar në moshën 21 vjeçare.

Në rrafshin simbolik ,,bylbyli i privuar nga liria e fluturimit‟‟ është Shqipëria e robëruar (e në këtë rast edhe vetë autori ngase shumë intelektualë shqiptarë ishin detyruar të largoheshin nga atdheu për shkaqe politike)kurse ,,privuesi i lirisë‟‟ është perandoria osmane.

Poema ndahet në katër pjesë dhe si trajtë ligjerimi ka dialogun.

Në këngën e parë shfaq gjendjen e Shqipërisë pas kongresit të Berlinit me grishjen(ftesën) që i bën bilbilit të dalë më nga kafazi se kish ardhur koha me atë që thotë ,,a çilë kafazi‟‟.

Në këngën e dytë tregohen shkaqet e vazhdimit të qëndrimit të bylbylit(Shqipërisë) në kafaz(në robëri).

Shkaqet ishin objektiv : pushtuesi dëshiron ta mbajë në sundim më të gjatë dhe shkaku subjektiv : se Shqipëria ishte e paaftë që ta sjellë vetë lirinë.

Në këngën e tretë simbolika zbërthehet me atë se përmendet atdheu(bylbyli) dhe vetë autori(unë).

Me bylbyl përpos që nënkuptojmë Shqipërinë nxjerrim në pah edhe simbolikën se fjala bylbyl nënkupton edhe vetë poetin i cili bënte pjesë në një varg intelektualësh që dhuna e pushtuesit i kishte detyruar të largohen nga atdheu(tipar i romantizmit).

Në këngën e katërt kemi ndërhyrje të meditimeve filozofike se ,,pas dimrit vjen pranvera‟‟ , lirgjerata kalon nga e përgjithshmja në të veçantën.

No comments :

Post a Comment

Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Shkarko app Gjoba
per te kontrolluar
gjobat tuaja