Jam... [ Ese ] | Maturanti Shqiptar

Sunday, May 12, 2013

Jam... [ Ese ]

Nje dite e re po fillon, si dielli dhe 365 henat qe jane per mua.
Jane rrezet e para te nje jete te re dhe kane erdhur te me thone qe jo vetem ne horizont agon.
Gjithashtu agon ne zemer ndoshta e pushtuar nga erresira, agon pertej humbjeve, dhimbjeve dhe hijeve. Pertej erresires te paparashikueshme. Ketu, ne qetesi, valet e para me rrefejne se gjithmone Ka nje mundesi per te shkelqyer perseri. Ne ate vije horizontale admiroj te ardhmen, me lind shpresa. Kthehem, ne ate det me kripe, te vetem dhe te vetmuar, per te fituar besimin. Nuk e di se si ndodh. Degjoj zera edhe pse akoma nuk jam cmendur. Peshperitje qe me ftojne te shkoj por largohen perseri pa me marre.
Stampa te plota me te qeshura dhe shoke, me lote dhe vetmi, me sfida dhe frikesim, me terbim dhe neveri.
Me surpriza dhe qartesime, me dyshime dhe ngaterrime. Me sukses dhe fatalitet. Me dashuri te shkrira ne mjalte qe shume shpejt kthehen te hidhura dhe qe transformohen ne pluhur. Me kthehet dridhja ne trup. Afrohet kurrizi i kaktusit dhe perseri gjakosem. Per nje moment
 syte e mi kthehen ne nje liqen dhe me vone ne nje flake te kuqe. Ndaj shikimin nga peisazhi dhe mbyllem mjaftueshem per te gjetur brenda turbullires time vetem pak qetesi. Atehere kuptoj qe oqeani na sjell qindra mesime por vetem duhet te marrim ato te duhurat dhe te leshojme ato mbeturina qe na deshperojne zemren dhe na bejne pis shpirtin. Ne fund era merr gjithcka, dhe koha pasi eshte sheruar mbulon te shkuaren me ate qe ne quajme harrese. Cfare denimi per ata qe jane te harruar, qe kaluan pa kaluar. Qe shenojne pa lene gjurme.
Ndermjet shkembinjve dhe reres mendoj per krahet qe me kane pritur gjate gjithe jetes time. Cfare bekimi!
Vecanerisht koncetrohem ne ata qe disa muaj me pare me kane perqafuar.
Duart e tij, tryeza e tij per te ngrene dhe per te pire, krahu i tij per te qare.
Solidariteti i tij per te degjuar pa te gjykuar. Syte e tij per tu rilidhur, fjalet e tij per te me njohur. Besimi i tij i palodhshem. Jane ketu dhe atje...ne te gjitha vendet ku kembet e mia kane shkelur. Gjenden atje ku shpirti im mundi te qendroje dhe te bisedoje te pakten ndonjehere.
Jam duke qare. Yjet me thone qe gjithcka ishte me vlere. Deshtimet, gabimet dhe zhgenjimet.
Nese te gjitha keto me kthejne dashurine ,ate qe gjithmone ka qene dhe do te jete, sepse nuk vdes, gjithmone do te kete vlere.
Kete here buzeqesh. Ne goje kam vetem falenderime per te gjithe ata qe ne te mire dhe ne te keqe jane historia ime.
Lexo me shume...

No comments :

Post a Comment

Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Shkarko app Gjoba
per te kontrolluar
gjobat tuaja